.
Published On: Sat, Dec 14th, 2013

Po xhirohet filmi i Xhuvanit në Gjakovë

Share This
Tags

filmi_xhuvaniGjakovë- Në Gjakovë është duke u xhiruar një film artistik prodhim ky i Qendrës Kinematografike Shqiptare, përkatësisht një kooproduksion  shqiptar,  kosovar dhe italian. Bëhet fjalë për filmin me titull pune  “Engjëjt”  i cili në fokus ka përjetimet e fëmijëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ngjarja e këtij filmi nisë me fillimin e bombardimeve të NATO-s  mbi caqet serbe. Regjisori i njohur shqiptar Gjergj Xhuvani, i cili pos regjisë e ka shkruar edhe skenarin e këtij filmi, ka thënë se ngjarja e këtij filmi është e vendosur në një jetimore të braktisur të fëmijëve të cilët kishin ngelur aty vetëm me mësuesen e tyre dhe udhëheqësin shpirtëror.

Sipas tij, në këtë realizim filmik përmes fatit të fëmijëve, ai tenton të sjellë përgjigje në shumë pyetje, kur është fjala tek rikthimi i vështirë në jetën normale i të gjithë atyre të cilët kanë përjetuar katrahurat e luftës. Në rolin kryesor të mashkullit paraqitet aktori i njohur italian Rinaldo Rroko, ndërkaq për rolin kryesor të femrës është përzgjedhur aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi.

Filmi artistik me titull pune “Engjëjt”, pritet që të jetë gati në shtator të vitit të ardhshëm. Sa i përket vendit se ku do të shfaqet premiera, regjisori  Xhuvani ka thënë se kjo ende nuk është përcaktuar, ndonëse sipas tij, është zakon që kjo të bëhet në vendin ku është xhiruar filmi./radiogjakova/