.
Published On: Sun, Dec 15th, 2013

Aucklandi, një Gjakovë e vogël në Zelanden e Re

Share This
Tags

auckland-zelande2Aty jeta ka filluar para 700 viteve me ardhjen e një popullate të quajtur Maori nga ujdhësat për rreth si Fiji, Samoa, Tonga, Tahiti. Me kalimin e viteve aty kanë ardhur njerëz nga gjithë bota. Janë shtuar komunitetet. Njëra ndër ta padyshim është ai i shqiptarëve, konkretisht ai i gjakovarëve. Thonë se gjakovarë e shqiptarë gjen kudo nëpër botë. Ata gjithë kanë shkuar për  një jetesë më të mirë.

Janë të shumtë këta gjakovarë të cilët morren rrugën për Zelandë të Re. Aucklandi është ai vend që i mblodhi për plotë 15 familje gjakovare. Ata ishin vendosur atje nga periudha maj-nëntor e vitit 1990, pikërisht në kohen kur shqiptarët e Kosovës po jetonin ditët më të vështira.

Këtë histori e përshkruan edhe Dr.Sefedin Zeka një gjakovarë që ka provuar gjithë këto vite jashtë Gjakovës e në mënyrë krejtësisht spontane i kanë shkuar 14 vite jashtë vendlindjes. “Gjatë luftës Mars-Qershor ’99-ës isha i ndarë prej bashkëshortes dhe dy djemve të cilët prej Prishtinës, Shkupit e Tetovës migruan në Zelandën e Re, e unë në fund të nëntorit të njëjtit vit shkova si vizitor për një muaj, pa pandehur se do bëhen 14 vite si mërgimtar”, tregon Zeka.

Për gati një dekadë e gjysëm këta familjarë nuk qëndruan kot. Disa prej tyre ushtruan profesionin e tyre, të tjerë gjeten një punë e të rinjët vazhduan shkollimin. E këta të fundit duket se janë edhe pjesa më e “fortë” e komunitetit të gjakovarëve të cilët me të drejtë krenohen.

gjakovaret-zelanda

“Sot ka prej tyre që kanë kryer fakultete të ndryshme si inxhinieringun, farmacinë, artin dhe dizajnet, biznese të ndryshme e tjera. Ne prindërit vazhdimisht kemi kërkuar prej tyre që mos të lejojnë të bëjnë veprime me të cilat do e njollosin popullin shqiptarë por të promovojnë vlerat me të cilat në krenohemi”, thotë Dr. Sefedini, i cili shton se ajo që i stolisë të rinjët shqiptarë eshtë sjellja e tyre konform traditës.

Zelanda njihet si një vend me ligje e rregulla shumë strikte, por gjakovarët i’a kanë arritur qëllimit që dashamirësia e tyre të ndihet mbi tërë atë vend duke u përmendur edhe gjatë një seance në Parlamentin e Zelandës së Re para 4 viteve, ku komuniteteve tjera u është kërkuar që të ndjekin shembullin e shqiptarëve për t’u “përshtatur” më mirë me vendin e tyre të ri.

Një skuadër futbolli me emrin “Kosova”, veshje tradicionale, koncerte e organizime modeste janë vendet ku gravitojnë të rinjët gjakovarë për të mos u ndarë nga jeta e tyre shqiptare. “Në ato koncerte përpos himneve ka recitime, këngë nga Kosova e Shqipëria dhe valle me motive e veshje shqiptare” tregon me krenari doktori gjakovarë, duke mos harruar që atje bashkëvendasit kanë treguar edhe shpirtin e tyre artistik duke krijuar edhe revistën e tyre javore “Fjala Jonë” dhe një emision në gjuhën shqipe në radion e Aucklandit me titull “ Zëri Ynë”.

Dashuria e nostalgjia e madhe për Gjakovën e tyre “të kuqe” e të dashur i ka bërë shumë herë të ngushëllohen me faktin se atje kanë migruar për një fat e një jetë më të mirë duke shpresuar që ndonjëherë të kthehen në strehën e këndshme gjakovare./RadioGjakova&GjakovaPress/

FIONA STUJA