.
Published On: Tue, Feb 25th, 2014

Fëmijët dhe ushqimi, ja disa këshilla

Share This
Tags

femije-ushqimTavolina e mbushur me ushqim, çdo gjë gati në kohë, e thërret të hajë por thotë që nuk mundet njëherë edhe më vonë e njëjta përgjigje. Fëmija juaj nuk do të hajë. Megjithatë ju nuk duhet ta detyroni sepse mund të ndodhë që ai ta kundërshtojë edhe më shumë ushqimin. Ja disa këshilla që do ju ndhmojnë ta zgjidhni ndryshe këtë problem.

Mos e detyroni – Për asnjë arsye dhe në asnjë rast ju nuk duhet ta detyroni fëmijën tuaj të hajë nëse ai nuk do.

Mos e përgëzoni – Nëse fëmija juaj fillon të hajë, mos e përgëzoni. Të hash nuk është ndonjë meritë, është diçka e nevojshme. Hamë për t’u zhvilluar dhe jo për t’i bërë qejfin mamit apo babit.

femije-ushq1

Mos i bëni favore – Vendosjani pjatën para kur hanë të gjithë. Nëse ai nuk e pëlqen atë gatim i jepni pak sa për ta provuar. Nëse ai përsëri nuk do mos e detyroni. Kujdes! Mos i bëni të gjitha gatimet që dëshiron ai, sepse do të mësohet keq. Nëse ai kalon disa ditë pa provuar asgjë nga ato që gatuani ju atëherë mund të përgatisni ato që ai do.

Mos e lini shumë kohë në tavolinë – Vakti nuk duhet të zgjasë më shumë se gjysmë ore. Mos e lini fëmijën të merret me orë të tëra me pjatën e tij, me pak mish apo pak perime. Mos e detyroni ta mbarojë të gjithën. Edhe nëse e ka pjaten plot, për 10 minuta hiqjani pa bërë komente dhe pa u nervozuar. Mendojeni sikur keni një kamera përpara dhe duhet të luani një komedi.

Mos ja mbushni pjatën plot – Për vaktet si mëngjesi apo darka vendosini pak gjëra mbi pjatë ( 2-3 lugë gjelle me pure, pak mish, etj) dhe nëse fëmija juaj do përseri shërbejini. Nëse sheh një pjatë të mbushur plot dhe ai ka dëshirë të hajë pak, i heq oreksin. Thuajini fëmijës suaj që nëse do tjetër të kërkojë, mos e lini pasiv.

Asgjë midis vakteve – Mos i jepni asgjë fëmijëve midis vakteve. Nga ana tjetër mund të bëni sikur nuk shikoni kur ai vet e hap frigoriferin dhe kërkon diçka për të ngrënë.

femije-ushq

Mos komentoni – Mos komentoni dhe mos e shikoni fëmijën kur është duke ngrënë. Mos e denoni nëse s’ka dëshirë të hajë dhe mos e përgëzoni kur ha. Para tij mundohuni ta fshihni problemin e të ngrënit. Mos i thoni që nevrikoseni kur ai nuk do të ushqehet. Nëse inatoseni shumë shkoni në një dhomë tjetër dhe nxirreni inatin.

Mënjanojini këshillat e kota – Mos dëgjoni shumë këshillat apo komentet e të tjerëve në lidhje me fëmijën tuaj.

Mos u nxitoni – Mos harroni që të hash shumë ndonjëherë sjell dhe probleme me obezitetin, hipertensionin, etj. Është ai fëmijë që ha shumë që duhet çuar tek mjeku dhe jo ai qe ha pak dhe zhvillohet normalisht. Nuk është ngaqë hamë pak që rritemi avash, por ngaqë rritemi avash, hamë pak!

Janë këto disa nga këshillat që nëse i ndiqni pas disa ditësh fëmija juaj do të hajë vetëm ato që ai pëlqen ose nuk do te hajë asgje. Por pas 8 deri 15 ditësh ai do të hajë sipas nevojave që ka. Në këtë mënyrë pak e nga pak problemi juaj do të zgjidhet.E.B./radiogjakova/