.
Published On: Thu, Mar 8th, 2018

“Spelling Bee”, Jonila Shehu triumfon në garën e germëzimit të fjalëve

Share This
Tags

Jonila Shehu, nxënëse e Shkollës së Mesme të Ulet “Mazllum Këpuska”, doli fituese e “Spelling Bee” garë kjo që ka për qëllim germëzimin e fjalëve në gjuhën angleze.

Jonila doli e para pasi arriti të germëzojë më së shumti fjalë pa gabim.

“Top 5” e më të mirëve e plotësuan edhe Dren Morina, Era Dushi, Mjellma Sahatqija dhe Florentina Gjoka. Këta nxënës do të përfaqësojnë Gjakovën në të njëjtën garë tashmë në nivel vendi.

Në garën e së premtes që u organizua në shkollën “Mazllum Këpuska” ishin përzgjedhur të merrnin pjesë 20 nxënës, 10 nga kjo shkollë dhe 10 të tjerë nga shkolla “Zef Lush Marku”.

Kjo garë u organizua nga Michael Kuriyama dhe Alexandra Ortiz pjesëtarë të Korpusit të Paqes dhe me ndihmën e mësimdhënëses së gjuhës angleze në shkollën “Mazllum Këpuska”, Vlora Dushi./radiogjakova/