Ardian Kozniku, shpejtë pjesë e Kosovës
Ish futbollisti i shquar gjakovar, Ardian Kozniku shumë shpejt pritet të jetë pjesë e përfaqësues së Kosovës në futboll. Ish-futbollisti i Vëllaznimit, Prishtinës dhe skuadrave të shumta ndërkombëtare i cili me Kombëtaren e Kroacisë, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të vitit 1998, pritet që shumë shpejt të jetë pjesë e shtabit teknik të përfaqësues sonë.
Burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë bërë të ditur se kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri është duke biseduar me Koznikun për mundësinë që ai të jetë pjesë e përfaqësues kosovare.
Ndryshe, ish futbollisti disa skuadrave elitare në Kroaci kishte deklaruar kohë më parë se është i gatshëm, dhe se ka bagazh të mjaftueshëm për ta ndihmuar përfaqësuesen e Kosovës, madje ai ka thënë se është i aftë edhe për të marr “timonin” e përfaqësues sonë. Këtë e kishte shprehur edhe në bisedë për Radio Gjakovën.
Jo zyrtarisht mësohet se, Kozniku nuk ia rrezikon pozitën selektorit aktual, Albert Bunjaku, por ish futbollisti gjakovar mund të angazhohet në cilësinë e koordinatorit të përfaqësues. Ndryshe Kozniku ka disa vite që është duke e bërë profesionin e trajnerit në Kroaci./radiogjakova/










