.
Published On: Wed, Sep 17th, 2014

“Ndaj Vëllaznimit, si kundër Sivassporit”

Share This
Tags

vellaznimi-tifozetVëllaznimi do të pritet si “mbret” të shtunën në kryeqytet. FC Prishtina e ka përgatitur një pritje të veçantë për ekipin gjakovar, me të cilin do të përballet në stadiumin e qytetit, në kuadër të xhiros së gjashtë.

Ide e bardhekaltërve është që ta thellojnë miqësinë me kuqezinjtë dhe së bashku, të dyja ekipet të dhurojnë spektakël në stadium.

“Është një ndeshje tradicionale, në mes të dy rivalëve të vjetër. Ne i kemi marrëdhëniet shumë të mira me Vëllaznimin dhe duam ta vazhdojmë bashkëpunimin me këtë klub, por edhe me të gjitha klubet tjera”, deklaroi fillimisht për “Zërin”, presidenti i klubit kryeqytetas, Remzi Ejupi.

“Ideja është që të mos jetë vetëm një ndeshje futbolli, por të thellohet miqësia ndërmjet dy klubeve, trajnerëve, lojtarëve dhe tifozëve. Presim një lojë korrekte, të pastër, dhe duhet të tejkalohen ato që kanë ndodhur në të kaluarën në mes të tifozëve. Ta zhvillojmë një ndeshje për t’i kënaqur të gjithë të pranishmit në stadium”, vazhdoi ai.

Krasniqi: T’i afrojmë njerëzit

Drejtori i klubit, Sokol Krasniqi, ka dhënë detaje tjera rreth këtij organizimi të prishtinasve, për derbin e fundjavës.

“Do të mundohemi ta bëjmë një miniaturë të organizimit të ndeshjes me Sivassporin. Duam të krijojmë raporte të reja, jo vetëm me Vëllaznimin, por edhe me të gjitha klubet tjera. Do ta ftojmë kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe kryetaren e Gjakovës. Gjithashtu, edhe kryesinë e Vëllaznimit dhe tifozët. Synim yni është t’i afrojmë njerëzit dhe ta forcojmë miqësinë”, thotë Krasniqi.

FC Prishtina dhe Vëllaznimi janë ndër klubet më të vjetra në Kosovë. Pas pesë xhirosh të zhvilluara këtë sezon në Raiffeisen Superligë, Vëllaznimi është i treti në tabelë me 8 pikë, kurse Prishtina e gjashta me një pikë më pak./zeri/