Besnik Hasi, trajner i vitit në Belgjikë
Trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi, është shpallur trajner i vitit në Belgjikë. Gjakovari vitin e kaluar fitoi titullin e ligës, Kupen dhe Superkupen me Anderlechtin, por suksesi i tij më i madh cilësohet në ndeshjet në Ligën e Kampionëve.
Anderlechti arriti të barazojë me Arsenalin dhe Borussia Dortmundin në stadiumet e këtyre të fundit duke siguruar plasmanin në Evropa Ligë, ndërsa me pak fat mund të ishte edhe në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
“Fillimisht më duhet të falënderoj klubin që më dha mundësi dhe kohë që të ngritem në detyrë dhe të bëhem trajner i parë i skuadrës. Është një nder i madh. Një dedikim të madh më duhet t’ia bëj edhe familjes sime. Jua dua shumë, pa ju nuk do të isha këtu ku jam”, tha Hasi në ceremoninë e organizuar nga Federata Belge e Futbollit. Madje fjalinë e fundit ai e tha në gjuhën shqipe.
Fitorja e Hasit ishte shumë e ngushtë. Michel Preud’homme, trajneri i Club Brugge, ishte i dyti me vetëm dy pikë më pak se Hasi. Trajneri i Sporting Lokerenit, Peter Maes, ishte i treti.