.
Published On: Sat, Jan 17th, 2015

Gjakova ju ka kthyer shpinën, por hendbollistët na zbardhin fytyrën

Share This
Tags

jupa-ramaHendbolli është njëri nga sportet që ka përkrhajen më të vogël financiare, por hendbollistët dhe hendbollistet e komunës së Gjakovës vazhdojnë të jenë sportistët e paktë që bëjnë krenar një qytet të tërë.

Në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për vitin 2014 nga Federata e Hendbollit të Kosovës, çmimet kryesore shkuan për hendbollistët dhe gjyqtarët gjakovarë.

Kastriot Jupa që aktualisht aktivizohet me Besa Famiglia nga Peja është shpallur hendbollisti i vitit, ndërsa Bruneta Rama që luan për Prishtinën është shpallur hendbollistja më e mirë.

Arbër Curri është zgjedhur portieri më i mirë në kategorinë e meshkujve, ndërsa Edona Rogova portierja më e mirë në kategorinë e femrave. Dy hendbollistët tjera, Shpresa Fazlija (alo e djathtë) dhe Arlinda Krasniqi (pivot) u shpallën si më të mirat në pozitat e tyre.

Nuk mund të mungonin çmime për Ilir Bytyqin dhe Syart Kasapin që referojnë edhe ndeshje ndërkombëtare. Kjo dyshe u shpall si më e mira e gjyqtarëve për vitin 2014, duke treguar vazhdimësi, pasi edhe në 2013-ën ishin nderuar me një çmim të tillë.

FHK-ja gjithashtu ka nderuar me një mirënjohje të veçantë për vepër jetësore akademikun Esat Stavileci, që para se të merrej me punët e mëdha të kombit ka qenë një njeri shumë i afërt me këtë sport./radiogjakova/