.
Published On: Fri, Jan 23rd, 2015

Kthehet Phil Brooks, do Play-Off-in

Share This
Tags

phil-brooksFundori amerikan, Phil Brooks, është rikthyer tek Vëllaznimi. Amerikani 29 vjeçar në një prononcim për “Borozani” ka bërë të ditur se është në Gjakovë për t’ia sjellë Vëllaznimit Play-Offin.

“Ne do të mundohemi që të arrijmë Play-Offin këtë stinor. Do të japim gjithçka nga vetja, çdo natë që shkelim në palestër”, ka thënë fundori që luajti 4 ndeshje gjatë vjeshtës me kuqezinjtë.

Brooks që ka qenë në Kosovë edhe disa stinorë më parë kur derdhi djersë për Bashkimin, në katër ndeshjet e zhvilluara me Vëllaznimin gjatë vjeshtës ka pasur mesatare prej 18.8 pikëve, 2.3 kërcimeve dhe 5.8 asistimeve për ndeshje.

Vëllaznimi gjatë afatit kalimtar kishte paralajmëruar si përforcim Spencer Dixonin e Bashkimit, mirëpo pasi që ky i fundit vendosi të shkonte në Mal të Zi të luaj me ekipin e Ibrit nga Rozhaja, gjakovarët kthyen Brooksin, që ka më shumë përvojë në basketbollin kosovar.

Vëllaznimi ka përfunduar pjesën e parë të stinorit me bilanc prej 5 fitoreve e 9 humbjeve, derisa është renditur në pozitën e gjashtë pas Yllit të Suharekës, që gjithashtu ka bilanc të njejtë./borozani/