.
Published On: Sat, Jun 27th, 2015

“Mountain Bike”, memoriali i parë Gjylgjyzare Karagjija Xharavina – Zarushi

Share This
Tags

cilizmiKlubi i Çiklizmit “Gjakova 137” në bashkëpunim me Federatën e Çiklistëve të Kosovës, nesër, do të organizojnë kampionatin e rregullt në çiklizëm për vitin 2015 në kategorinë “Mountain Bike”, garë e cila është edhe memoriali i parë Gjylgjyzare Karagjija-Xharavina, në çiklizëm malor, kushtuar aktivistes e cila u aksidentua me bicikletë. Grumbullimi dhe regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet nga ora 10, para hotelit “Pashtriku”.

Ndërkaq, starti i kësaj gare bëhet nga hotel “Pashtriku”, me fillim në ora 11, për të vazhduar deri në parkun e Shkukëzës, ku edhe do të zhvillohet gara në shtigjet malore.

Në këtë garë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë çiklistët e licensuar, por gara është e hapur edhe për pjesmarrës tjerë, konretisht qytetarë të pasionuar pas çiklizmit.