.
Published On: Sat, Jul 25th, 2015

Kërcimet nga Ura e Fshejt, organizatorët: Gjithçka gati për një spektakël sportiv

Share This
Tags

kercimet-uraTë dielën me fillim prej orës 11:00 do të mbahen garat e kërcimit nga Ura e Fshejt.

Sipas organizatorëve të kësaj ngjarje sportive, tashmë gjithçka është gati për këtë event të madh sportiv.

Garat e kërcimeve të Ura e Fshejt do të zhvillohen në dy kategori, në stilin dallëndyshe dhe në këmbë.

Organizatorët kanë premtuar një spektakël të vërtetë sportiv, ndërsa në një konferencë për media kanë thënë se janë marrë masa për sigurinë e të gjithë sportistëve, por edhe të pranishmve të tjerë që do të bëhen pjesë e kësaj gare si shikues.

Gjithashtu u njoftua se të gjithë të interesuarit që duan të kërcejnë nga Ura e Fshejt dhe nuk janë regjistruar ende, mund ta bëjnë këtë gjë edhe ditën e shtunë.