.
Published On: Fri, Sep 11th, 2015

Kryesia e klubit Futbollistik “Vëllaznimi” jep dorëheqje të parevokueshme nga menaxhimi i klubit

Share This
Tags

vellaznimi-tifozetKryesia e klubit Futbollistik “Vëllaznimi” e udhëhequr nga Faton Batusha, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga menaxhimi i klubit.

Ky lajm është bërë i ditur përmes një komunikate për media, të cilën kryesia e ka lëshuar sot në mëngjes. Në këtë komunikatë, kryesia e dertashme e arsyeton dorëheqjen me pamundësinë e sigurimit të mjeteve financiare, të domosdoshme për ekzistencen e klubit.

“Meqenëse gjatë kësaj periudhe si kryesi nuk kemi arritur që të sigurojm mjete të mjaftueshme për të përmbyllur obligimet e duhura, jo pse nuk kemi ditur por nuk kemi mundur në mungesë të përkrahjes nga të gjitha anët përfshirë strukturat komunale dhe subjektet ekonomike edhe perkundër premtimeve të shumta që kemi pasur në fillim të marrjes së mandatit.

Kryesia e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi” të Gjakovës ka vendosur që të jep dorëheqje të parevokueshme”, thuhet mes tjerash në komunikatën, tashmë të ish-kryesisë së klubit.

Ndryshe, sipas kryesisë në dorëheqje, edhe përkundër vështirësive është arritur që të komponohet një ekip shumë i ri për nga mosha por shumë me prespektivë i cili me sukses do të arrijë të prezentohet në këtë rang garash duke qenë njëri nga pretendentet kryesor per titullin kampion.