.
Published On: Mon, Feb 8th, 2016

Vëllaznimit ka zhvilluar dy ndeshje stërvitore me Prishtinën dhe “2 Korrikun”

Share This
Tags

Vellaznimi miqesoreNë kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror futbollistët e Vllaznimit këtë fundjavë kanë zhvilluar dy ndeshje stërvitore me Prishtinën dhe “2 Korrikun”. Njëmbëdhjetë përforcimet që udhëheqësija e klubit solli në Gjakovë, zgjuan kureshtjen e futbolldashëve gjakovarë për ti ndjekur me interesim këto dy paraqitjet e para  të Vëllaznimit para stinorit pranveror.

Me Prishtinën, anëtare e superligës u zhvillua një ndeshje cilësore dhe me plot aksione por që përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1, kurse edhe dje në Gjakovë u zhvillua ndeshja e dytë  miqësore kontrolluese me “2 Korrikun e Prishtinës ku “Kuq e zinjtë” shënuan fitore 2 me 0. Gjatë këtyre ndeshjeve shtabi teknik me në krye trajnerin Arsim Gojani sprovuan pothuajse të gjithë futbollistët dhe nga afër përcollën formën e secilit futbollist që konkurron për njëmbëdhjetëshin më të mirë.

Në ndeshjen e djeshme me “2 Korrikun” pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa me të filluar e dyta Valmir Zariqi që erdhi nga Feronikeli, shënoi me kokë, para se Dior Zabërgja  që erdhi nga Vushtrria t’ia vinte vulën këtij ballafaqimi. Pas barazimit të së shtunës me FC Prishtinën 1:1, kjo ishte fitorja e parë e Vëllaznimit në ndeshje kontrolluese. Një tjetër ndeshje pritet të zhvillohet në mesjavë ndaj një tjetër skuadre nga kreu i Superligës së Futbollit të Kosovës.