.
Published On: Fri, Mar 4th, 2016

Kombëtares së Kosovës në hendboll po i zhvillon stërvitjet në Gjakovë per takimin e miqësores me përfaqësuesen e Italisë

Share This
Tags

Kombetarje e Kosoves ne HendbollNë kuadër të përgatitjeve për kualifikimet për Kampionatin botëror, vashat e Kombëtares së Kosovës në hendboll po i zhvillojnë stërvitjet dy herë në ditë në pallatin e sporteve ‘Shani Nushi’ në Gjakovë.

Këto përgatitje po bëhen para ndeshjeve miqësore me seleksionim gjegjës të Italisë . Kombëtarja e  Kosovës në konkurrencën e femrave nga data 6 deri më 9 mars do të qëndroi në Romë të Italisë, dhe me 7 dhe 8 mars do të përballet me Përfaqësuesen e Italisë, dhe pastaj në muajin maj, sipas marrëveshjes, do të zhvillohen poashtu dy përballje në Kosovë.

Në përfaqësuesen e Kosovës janë edhe hendbolistet gjakovare nga klubi Shqiponja dhe Vëllaznimi që tash luajnë edhe nëpër skuadrat tjera kosovare.