.
Published On: Wed, Jun 29th, 2016

Albani në kampionatin Ballkanik te çilkizmit

Share This
Tags

Kampioni i Kosovës në çiklizëm, çiklisti nga Gjakova Alban Delija, do të udhëheqë përfaqësuesen e Kosovës në kampionatin Ballkanik që më 2 dhe 3 korrik mbahet në Shqipëri. Kampionati që mbahet në Elbasan ka dy disiplina, kronometer individual dhe atë rrugor. Gjatësia e etapës së parë është 36, ndërsa e dyta 180 kilometra.

Delija, kampion i nëntëfishtë i Kosovës, do të prezantohet në konkurrencën e çiklistëve elitë. Sipas tij, në këtë garë pritet të jetë një konkurrencë shumë e fortë, pasi do të marrin pjesë edhe garues të cilët ishin pjesëmarrës në “Gjiro di Italia”.

Pjesë e grupit të ekipit të Kosovës do të jenë edhe tre çiklist, Qëndrim Guri, Egzon Misini dhe Luan Haliti. Të tre do të konkurrojnë në kategorinë e U-23