Kosova humb sërish, 1-4 ndaj Turqisë
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll regjistroi një tjetër humbje në eliminatoret për botërorin, këtë herë ndaj një skuadre që pretendon kreun e grupit si Turqia.
Skuadra e trajnerit Bunjaku vuajti një disfatë 1-4 përballë miqve, në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës, duke u konfirmuar si pengesë shumë e vogël për ambiciet e formacionit të Fatih Terim.
Volkan Shen i dha epërsinë turqve, para se një gol me kokë i mbrojtësit Amir Rrahmani, të rikthente përkohësisht barazpeshën. Skuadra mike riktheu avantazhin para pushimit, me rrjetën e Xhengiz, ndërsa ai që thelloi diferencat ishte sulmuesi Burak Jillmaz.
Përfaqësuesja shqifolëse vuajti për të reaguar, madje la të tjera hapësira në prapavijë, që u konkretizuan nga Turqia me rrjetën e Tufan, ndërsa vendasit mbyllën sfidën në inferioritet numerik, pas kartonit të kuq, të marrë nga Bernard Berisha.
Me këtë humbje Kosova mbetet edhe më shumë e distancuar në vendin e fundit në grupin I, me vetëm 1 pikë pas 6 ndeshjesh.