Prishtina fiton ndaj Onix
Skuadra e Prishtinës vijon përgatitjet për Ligën e Europës. Të enjten pasdite në stadiumin e qytetit në Gjakovë zhvilluan miqësoren me anëtarin e ri të Ligës së Parë, skuadrën Onix nga Banja e Pejës.
Ndeshja përfundoi me fitoren e kryeqytetasve me rezulatin 2-1. Të dy golat e Prishtinës i realizoi Basit Abdul Khalid, ndërsa për Oniks shënoi Selim Bajramaj.
Për të parë nga afër këtë ndeshje, në Gjakovë ishte edhe mesfushori i skuadrës së Bazelit dhe Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. /radiogjakova/