Superliga nis më 19 gusht
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës mori vendim që sezoni i ri i Supërligës të nisë më 19 gusht.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan përgatitjet që po bëhen për fillimin e sezonit 2017-18 dhe u konstatua se gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë.
Këtë sezon, Superligës i rikthehet edhe skuadra gjakovare Vëllaznimi që synon të bëjë një paraqitje sa më të mirë dhe të luftojë për ndojnë vend që dërgon në garat europiane./radiogjakova/