Bonevet organizon kampin e tretë veror
Qendra krijuese Bonevet për herë të tretë me radhë organizon kampin veror në Gjakovë.
Kësaj radhe do të jenë 5 kampe të shtrira në 5 javë dhe secila me temë të veçantë.
Administratorja e Bonevet, Zana Nallbani, thotë se kampi do të jetë një javë argëtimi, socializimi me aktivitete edukative-kulturore-teknologjike që si qëllim parësor kanë stimulimin e kreativitetit, mendimit kritik dhe zhvillimin e aftësive profesionale.
Sipas saj, fëmijët kanë shumë për të mësuar në kampet e kësaj vere që nisin më 3 korrik./radiogjakova/