.
Published On: Tue, Jul 4th, 2017

Burim Kukeli pritet të ndryshojë skuadër

Share This
Tags

Futbollisti gjakovar që luan me Kombëtaren shiptare, Burim Kukeli, mund të ndryshojë ekip.

Mesfushori 33-vjeçar duket se nuk bën më pjesë në planet e skuadrës së Zyrihut, prandaj këtë muaj pritet të mbyllet marrëveshja mes dy palëve.

Për Kukelin, interesim të menjëhershëm ka shfaqur skuadra tjetër zvicerane Lugano. Këta të fundit janë në kërkim të futbollistëve me eksperiencë për pjesëmarrjen në Ligën e Europës, ndaj emri i Kukelit shihet si një përforcim shumë cilësor.

Mediat zvicerane raportojnë se ndryshimi i ekipit do të ishte shumë i mirëseardhur edhe për vet Kukelin që tashmë prej 5 vitesh mbart fanellën e skuadrës së Zyrihut./radiogjakova/