Kastriot Rexha konfirmon bisedimet me Vëllaznimin
Sulmuesi prishtinas Kastriot Rexha që luajti tre vitet e fundit me skuadrën e Besës nga Peja ka pranuar se ka pasur kontakte më ekipin e Vëllaznimit.
Rexha ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga skuadra pejane, prandaj për të janë interesuar shumë ekipe të tjera të Superligës.
Në një intervistë për KTV-në, sulmuesi ka thënë se ka pasur më herët kontakte me drejtuesit e skuadrës gjakovare, por jo edhe kohët e fundit.
Ai ka shtuar se skuadrat si Drita dhe Gjilani po tregohen më këmbëngulëse dhe më të qarta, prandaj ka shumë mundësi që të zgjedh njërën nga skuadrat e Gjilanit përpara ekipit gjakovar./radiogjakova/