.
Published On: Tue, Jul 11th, 2017

Harmonia fetare në Gjakovë, shembulli i fshatit Qerim

Share This
Tags

Harmonia fetare në komunën e Gjakovës edhe njëherë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Bashkëjetesa dhe bashkëpunimi paqësor mes besimeve të ndryshme është konfirmuar në fshatin Qerim.

Afër kishës dhe varrezave katolike në këtë fshat, banorët kanë ndarë një parcel tokë edhe për varreza myslimane. Edhe pse numri i banorëve të besimit mysliman është i vogël në këtë vend, ata do të kenë varrezat e tyre.

Banorët e besimit katolik kanë dhuruar 50 ari tokë, ndërsa për këtë gjë ka qenë e pajtimit edhe vet kisha.

Kjo është një tjetër sjellje që lartëson dhe nderon komunën e Gjakovës që bëhet shembull i harmonisë fetare.