.
Published On: Thu, Jul 20th, 2017

Munishi e nis me fitore, Vëllaznimi fiton miqësoren ndaj Oniks

Share This
Tags

Në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, Vëllaznimi zhvilloi ndeshje miqësore me skuadrën e Oniks, anëtare e Ligës së Parë futbolistike të cilën e fitoi me rezultat 3-0.

Golashënues ishin Seimir Zeneli, NIkson Memaj dhe Lorik Rudi.

Edhebpse ishte ndeshje stërvitore në shkallët e stadiumit pati numër të konsiderueshëm të tifozëve që tregon se me sa interesim po përcillen zhvillimet në klubin e futbollit Vëllaznimi për pjesëmarrje në edicionin e ri të Superligës.

Kryetrajneri Ismet Munishi provoi pothuajse të gjithë futbollistët konkurrues për 11-shin më të mirë./radiogjakova/