.
Published On: Thu, Jul 27th, 2017

Ideja për trajner, Kukësi ëndërron Lorik Canën

Share This
Tags

Presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici, kërkon një emër që të bëjë bujë në drejtimin e ekipit të tij.

Mediat shqiptare shkruajnë se ai ëndërron që të bëjë trajner të Kukësit ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

“Po, jemi në bisedime me Lorik Canën. Kaq mund të them”, ka thënë Gjici për “Panorama Sport”.

Tani pritet të mësohet nëse është thjesht një dëshirë e presidentit të Kukësit, apo nëse edhe Cana ka interes konkret për t’iu bashkuar kampionëve të Shqipërisë dhe për të marrë drejtimin e tyre.