Hendboll, Kosova U17 luan miqësore në Gjakovë
Përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave zhvilloi ndeshjen e dytë përgatitore në Gjakovë ndaj Përfaqësueses A dhe u mposht me rezultat 34:30.
Mirëpo, rezultati ishte në plan të dytë për kryetrajnerin Shala i cili provoi skema të ndryshme, duke i dhënë më shumë rëndësi lojës në mbrojtje.
Lajmi i mirë për përfaqësuesen ishte afrimi i dy lojtareve të reja Merlinda Qorraj dhe Pashke Marku që aktivizohen në ligën e Norvegjisë, respektivisht Zvicrës, e që tani e tutje do të veshin edhe fanellën e Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës U17 te shtunën niset për Maqedoni ku do të mbahet Kampionati Europian për këtë grupmoshë./radiogjakova/