Not, Vëllaznimi rrëmben 5 të arta
Klubi i notit Vëllaznimi ka arritur sukseset e radhës në garën që u mbajt në Malishevë.
Notari i dalluar i këtij klubi, Granit Godeni, zuri vendin e parë në disiplinën 50 metra shpinë në kategorinë A dhe B. Po ashtu, ai u shpall i artë edhe në disiplinën 100 metra krol në kategorinë A dhe B dhe ishte i tretë në kategorinë Absolut.
Ndërsa notarja Jonila Dobroshi u radhit e dyta pas garës 50 metra shpinë.
Kurse Lis Dobroshi zuri vendin e parë në disiplinën 50 metra krol, njëhereit ishte edhe notari më i ri që mori pjesë në këtë garë./radiogjakova/