.
Published On: Thu, Aug 10th, 2017

Analiza e “Transfermarkt”, Amir Abrashi mes 5 sugjerimeve për Bundesligën

Share This
Tags

Pas zhvillimit të Superkupës në Gjermani, ku Bajerni triumfoi me penallti përballë Dortmundit, pritet starti i Bundesligës.

Së fundmi, kur ka nisur numërimi mbrapsht për nisjen e sezonit, gjermanët kanë evidentuar pesë mesfushorët, të cilët janë sugjerim i vlefshëm për çdo skuadër.

Në bazë të një studimi ku janë përllogaritur cilësia dhe efikasiteti i një mesfushori në raport me çmimin, futbollisti i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, renditet i pesti.

Mesfushori i gjakovar është cilësuar si lojtari më i lirë në këtë listë prej pesë emrash, duke bërë me dije se ka cilësitë e duhura që duhet të ketë një futbollist, për të qenë në fushë si titullar.

Duke evidentuar sezonin e shkuar, “Transfermarkt” ka nënvizuar që lënia në stol e Abrashit për edicionin e shkuar kishte qenë e pakuptueshme, ndërkohë që shqiptarin e kanë sugjeruar si blerje të zgjuar.

Në këtë listë ishin edhe Sebastian Rudi (blerja e fundit e Bajernit), Gonzalo Kastro i Dortmundit, Levin Wztunali i Mainzit dhe Matias Lehman i Këlnit./ps/