Maratona e Malësisë, vrapohet me moton “Ai për atë”
Po vijojnë përgatitjet për edicionin e dytë të Maratonës së Malësisë së Gjakovës. Për këtë vit është paraparë vrapimi në tri disiplina, në maratonë mbi 42 kilometra, gjysmëmaratonë 21 kilometra si dhe stafetë 4×10 kilometra.
Për këtë vit kauza është bazuar në fushatën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të titulluar “He for She”, fushatë kjo që ka për qëllim të angazhojë meshkujt të jenë zëri i ndryshimit duke i motivuar ata të ndërmarrin aksione kundër pa barazive ndaj gjinisë femërore.
Mjetet e mbledhura do të dedikohen për shtëpitë të cilat përkujdesen për gratë e keqtrajtuara në Kosovë apo Shqipëri duke kontribuar në mirëqenien e tyre.
Vrapimi i maratonës do të nisë të shtunën e 7 tetorit në qendër të qytetit në Gjakovë, ndërsa do të përfundojë të njëjtën ditë në qendër të qytetit të Bajram Currit./radiogjakova/