.
Published On: Fri, Aug 18th, 2017

“Tour de Kosova”, Sylhasi i 20-ti në etapën e parë, e dyta përfundon në Gjakovë

Share This
Tags

Të enjten nisi gara më e fortë e çiklizmit në vendin tonë “Tour de Kosova”.  

Etapa e parë prodhoi një garë shumë të fortë ku u dalluan çiklistët holandezë. Çiklisti gjakovar që përfaqëson Kosovën, Zani Sylhasi, e mbylli këtë garë në vendin e 20.

Ndërsa të premten prej orës 10:00 pritet të nis etapa e dytë me gjatësi të shtegut 140 km në realcionin Ferizaj-Shtime-Komoran-Skenderaj-Drenas-Shipol-Klinë-Gjakovë. Në këtë etapë shtigjet janë më të gjata dhe më të forta./radiogjakova/