Vëllaznimi në Superligë, urime nga Kozniku, Hasi, Cana e Grezda
Rikithimi i skuadrës së Vëllaznimit në Superligën e Kosovës, pavarësisht vështirësive, ka rikthyer emocionet e dikurshme në qytet.
Dashamirët e ekipit po e presin me padurim ndeshjen e parë ndaj Lirisë. Po kaq të emocionuar duken edhe legjendeat e këtij klubi, lojtarët e trajnerë gjakovarë që tashmë karrierën e tyre po e vazhdojnë në skuadrat më të mira europiane.
Përmes një videomesazhi të publikuar nga “Kuqezinjtë e Jakovës”, Ardian Kozniku, Besnik Hasi, Lorik Cana, Eros Grezda dhe Atdhe Gashi i kanë dëshiruar suksese kuqezinjve në rrugëtimin e tyre që nis të dielën, ndërsa kanë uruar të gjithë tifozët për 90-vjetorin e klubit.
Po ashtu, me mesazhe i janë drejtuar edhe shumë artistë e këngëtarë si Kushtrim Hoxha, Xhelal Kaçi, Valon Shehu, Vesa Smolica, Bujar Bobani-Buki, Edi Ermeni dhe Kati Zhubi./radiogjakova/