“Tour de Kosovo”, etapa e tretë nis nga Gjakova
Çiklisti bullgar Stanimir Colakov ishte fitues i etapës së dytë të garës “Tour de Kosovo”, etapë kjo që u përfundoi të premten pasdite në Gjakovë.
Kjo etapë me gjatësi të shtegut 140 kilometra ishte shumë e mundimshme, ndërsa tre çiklistë nuk arritën të përfundojnë garën për shkak se u rrëzuan rrugës.
Ndërsa paraditën e së shtunës nisi etapa e tretë e kësaj gare. Çiklistët pjesëmarrës u nisën nga qendra e qytetit të Gjakovës për të vazhduar në relacionin Gllarevë-Malishevë-Duhle dhe Landovicë.
Në këtë etapë garon edhe çiklisti gjakovar Zani Sylhasi që përfaqëson Kosovën.
Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, në një prononcim për Radio Gjakovën, tha se gjithçka po shkon sipas planit, ndërsa uron që çiklistët e Kosovës të mund të triumfojnë në këtë etapë./radiogjakova/