.
Published On: Mon, Aug 21st, 2017

Liburni mbërrin në Gjermani, të mërkurën nis Futsal Cup

Share This
Tags

Futbollistët e klubit të futsallit Liburn të hënën udhëtuan drejt Gjermanisë, ndërsa të martën në Luksemburg për pjesëmarrje në UEFA Futsal Cup, kompeticion ky që mbahet nga 23 deri më 27 gusht.

Nga gjithsejt 8 grupe nga 4 ekipe ku marrin pjesë kampionet e shteteve te Europës në futsall, Liburni do të bëjë pjesë ne grupin B ku marrin pjesë edhe KMFTitograd nga Mali i zi, FK Vytis nga Lituania dhe ekipi ku do te zhvillohen garat Differdange 03 nga Luksemburgu.

Vetem fituesi i grupit kalon në raundin tjetër të garave.

Liburni ka mbërritur mesditën e së hënës në Gjermani, ndërsa të martën udhëtojnë drejt Luksemburgut ku edhe zhvillohen ndeshjet.

Para nisjes, trajneri Bekim Bytyqi dhe futbollisti Valon Kasapi në një intervistë për Radio Gjakovën u shprehen optimistë për rezultate të mira në këtë turne.

Ndeshjen e parë, Liburni e luan të mërkurën në ora 18:00 ndaj Vytis. Një ditë më pas, të enjten e 24 gushtit, në po të njëjtën orë luan ndaj Titogradit, ndërsa më 26 gusht zhvillon ndeshjen e fundit ndaj Differdange 03 mefillim prej orës 20:30./radiogjakova/