KF Gjakova, miqësore me shkollën e futbollit nga Shijaku
Futbollistët e shkollës së futbollit Arena Akademi nga Shijaku po qëndrojnë në Gjakovë si të ftuar të klubit Gjakova.
Me këtë rast, të hënën u zhvilluan katër ndeshje miqësore mes këtyre dy klubeve, ku në të gjitha ndeshjet fitues dolën djalmoshat gjakovarë.
Miqësoret u luajtën ndërmjet ekipeve të 9, 11, 13 dhe 15-vjeçarëve.
Arena drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Justin Bespalla./radiogjakova/