.
Published On: Tue, Aug 29th, 2017

Basketbollistë e trajneri i Vëllaznimit në kampin në Bullgari

Share This
Tags

Në Bullgari po mbahet kampi ndërkombëtar për basketbollistë të rinj.

Tre basketbollistë nga Gjakova, Bleonis Tanushi, Artil Isufi e Genis Mati si dhe trajneri Driton Rraci janë pjesë e skuadrës së Kosovës të cilët janë vendosur në qytetin e Botevgradit ku po mbahet edhe kampi.

Basketbollistët e rinj po stërviten nga dy herë në ditë së bashku me moshatarët e tyre nga shtetet e tjera pjesëmarrëse në kamp./radiogjakova/