.
Published On: Fri, Sep 1st, 2017

Shah, ndihmohet klubi i Vëllaznimit

Share This
Tags

Me qëllim të mbështetjës për klubin e shahut Vëllaznimi i cili me sukses është rikthyer në elitën e shahut kosovar, në adresë të këtij klubi ka arritur një donacion nga bashkëqytetari ynë Xhevdet Osmani i cili jeton dhe punon në Zvicër.

Osmani solli në Gjakovë 10 komplete moderne të shahut të cilat do të ndihmojnë shahistat tanë gjatë përgatitjeve për gara.

Në pritjen e organizuar me këtë rast, kryetari i klubit të shahut Albert Ajroni ka shprehur falenderime për Osmanin dhe në emër të të gjithë shahistëve gjakovarë duke shprehur mirënjohje për ndihmën e dhënë për klubin e Vëllaznimit./radiogjakova/