.
Published On: Wed, Sep 6th, 2017

Suksesi në Europë, Komuna ndan mirënjohje për Liburnin

Share This
Tags

Nënkryetari Armend Vokshi në emër të Komunës së Gjakovës ka ndarë mirënjohje të veçantë për klubin e futsallit Liburn, i cili bëri historinë në kompeticionin europian Futsal Cup.

Futbollistët gjakovarë arritën të kalojnë fazën parakualifikuesë në Luksemburg përballë ekipit kampion të këtij shteti dhe të të Lituanisë e Malit të Zi.

Vokshi uroi përfaqësuesit e klubit dhe tha se Komuna ndjehet krenare për këtë arritje të skuarës gjakovare.

“Ne shpresojmë që të njëjtin sukses do ta përsërisni edhe në Kroaci dhe të shkoni edhe më tutje. Përmes kësaj mirënjohje ne duam t’ju motivojmë që të arrini suksese të reja”, u shpreh Vokshi.

Nën anën tjetër, në emër të klubit, Vokshin e falënderoi Benon Këpuska. Ai tha se Liburni ka nevojë për mbështetje financiare në mënyrë që të vijojë garat në Europë.

Ndryshe, Liburni garat në Europë do t’i vazhdojë nga 10 tetori në Kroaci ku do të përballet me kampionin e këtij vendi si dhe ekipet nga Franca e Armenia./radiogjakova/