.
Published On: Fri, Sep 8th, 2017

“Të rinjtë çiklojnë” në Gjakovë

Share This
Tags

Në kuadër të projektit “Promovimi i Aftësive për Punësimin e të Rinjëve”, të premten organizata Rinia Aktive e Gjakovës dhe Qendra Rinore, kanë nisur aktivitetet rinore që shënojnë muajin e rinisë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, është hapur një panair i organizatave jo qeveritare të Gjakovës, si dhe të shkollave të mesme të qytetit.

Po ashtu, është organizuar edhe një aktivitet sportiv, përkatësisht parada me biçikleta “Të rinjtë çiklojnë”.

Dhjetëra çiklistë që i janë bashkuar këtij aktiviteti kanë marshuar shtegun nga Biblioteka e qytetit deri tek qendra rekreative Shkugëza dhe anasjelltas.

Këto aktivitete të organizatave rinore të Gjakovës, po i mbështet organizata gjermane GIZ.

Përfaqësuesja e saj, Kumrije Kelmendi tha se GIZ ka pasur kënqësinë që t’i mbështesë këto aktivitete kaq të rëndësishme për rininë e Gjakovës./radiogjakova/