.
Published On: Sun, Sep 10th, 2017

Paraqitja ndaj Dortmund, Abrashi vlerësohet nga mediat gjermane

Share This
Tags

Borusia Dortmund nuk arriti të shkojë më tepër se nja barazim pa gola, në transfertën ndaj Freiburg, ndonse vendasit luajtën për më tepër se 60 minuta, me një lojtar më pak.

Verdhezinjtë dominuan takimin, por nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetë, duke shënuar një hap fals në rivalitetin me Bayenr Munchen, i cili do të zbresë në fushë në orën 18:30.

Titullar për Freiburgun ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, i cili luajti gjatë gjithë 90 minutëshit.

Shtatshkurtri i kuqezinjve bëri atë që di të bëjë më mirë, të vrapojë pa fund, duke kompensuar edhe mungesën e një lojtari, pas kartonit të kuq të marrë nga Ravet në minutën e 29.

Pas ndeshjes, mediat gjermane vlerësuan gjakovarin me notën 7.