Fitorja ndaj Vllaznisë, Munishi: Ia dedikoj vajzës së Dragushës
Ismet Munishi është shprehur tejet i lumtur me arkëtimin e 3 pikëve të reja në ndeshjen ndaj skuadrës së Vllaznisë së Pozharanit. Sipas tij, vendimtar ishte fakti që goli i parë erdhi shumë shpejt.
“Goli i parë i shënuar shumë shpejt ka qenë deciziv. Në ndeshje të tilla kush shënon i pari ka përparësi të madhe psikologjike, duke mos anashkaluar për asnjë moment angazhimin e lojtarëve, përkushtimin dhe punën e madhe në përgatitje. Prandaj jam shumë i lumtur edhe për ta, për klubin dhe qytetin e Gjakovës”, u shpreh Munishi.
Fitorja e së dielës iu dedikua vajzës së Alban Dragushës, e cila erdhi në jetë të shtunën. Futbollisti i Vëllaznimit u bë baba për herë të dytë.
“Dragusha ka qenë një ndër më të mirët në fushë, të shtunën ai iu gëzua lindjes së një vajze, prandaj ne këtë fitore ia dedikojmë vajzës së Albanit”, u shpreh Munishi pas ndeshjes./radiogjakova/