Liga e Dytë, humbje për Dardanët, fitore për Rilindjen, barazon Dushkaja
Janë zhvilluar ndeshjet e javës së parë të Ligës së Dytë futbollistike të Kosovës.
Dardanët e Gjakovës kanë pësuar humbje nga Ujëvara e Malishevës 0-2.
Rilindja e Kosovës nga Skivjani ka shënuar fitore 3 me 1 në lojë me Luftëtarin e Brekocit.
Dushkaja ka barazuar 2-2 në lojë me Leshanin, ndërsa skuadra e pestë nga Gjakova në këtë rang garash, Dukagjini i Novosellës luan pasditen e së hënës si mysafir me Opojën./radiogjakova/