Shaqiri i mohon tri pikët Vëllaznimit, barazim në Gjilan
Vëllaznimi ka arritur të marrë një pikë nga përballja e javës së katërt të Superligës ndaj Gjilanit në stadiumin “Agim Ramadani” pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.
Kuqezinjtë mund të ndihen të zhgënjyer për faktin se deri në minutën e 88 ishin në avantazh 0-1 falë golit të Semir Zenelit që e shënoi në minutën e 35 të pjesës së parë.
Mirëpo vendasit arritën të shënojnë golin e barazimit me anë të Fillonit Shaqirit kur kishin mbetur edhe dy minuta nga koha e rregullt.
Sidoqoftë edhe një pikë në një terren të vështirë si ai i Gjilanit është rezultat pozitiv për ekipin e Ismet Munishit.
Ky është barazimi i parë për Vëllaznimin, që pas katër javësh është në vendin e tretë në klasifikim me 7 pikë të tubuara, vetëm një më pak se vendi i parë dhe i dytë që mbahen nga Ferronikeli, respektvisht Llapi./radiogjakova/