.
Published On: Mon, Sep 18th, 2017

Itali, Zani Sylhasi i pari në garën e juniorëve

Share This
Tags

Çiklisti Zani Sylhasi po përfaqëson klubin Gjakova 137 në disa turne në Itali.

Më këtë rast, ai gjatë fundjavës arriti që të shpallet fitues i një gare në konkurrencën e juniorëve, ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm nga 70 garues sa kanë marrë pjesë ka përfunduar në vendin e tretë.

Sylhasi po shpreson që paraqitje të tilla të ketë edhe në garat tjera, ndërsa ka falënderuar klubin dhe trajnerin Njazi Berisha për mundësinë që i dhanë për të prezantuar në gara të ndryshme në Itali.

Zani Sylhasi është aktualisht një nga çiklistet më të mirë të Kosovës dhe anëtar i përfaqësues së Kosovës./radiogjakova/