Vëllaznimi me dy fytyra, Liria i falet traversës
 Vëllaznimit arriti të marrë një pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Lirisë në Prizren.
Vëllaznimit arriti të marrë një pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Lirisë në Prizren.
Ekipi gjakovar bëri një paraqitje me dy fytyra, ku në pjesën e parë u prezantua dobët duke pësuar dy gola, por në pjesën e dytë pas zëvendësimeve të trajnerit Munishi, Vëllaznimi arriti të dominojë kundërshtarin dhe të barazojë rezultatin në 2-2.
Me pak fat, kuqezinjtë mund të ktheheshin në Gjakovë me tre pikë, por traversa shpëtoi ekipin prizerenas në çastet e fundit.
Liria shënoi që në minutën e 13 me Meriton Korenicën nga pika e bardhë, ndërsa dyfishoi epërsinë me Artur Maganin në të 29-n.
Me të filluar pjesa e dytë, reagoi Munishi që futi në lojë Osmanollajn, Dushin e Ivanin.
Goli i parë i Vëllaznimi erdhi në minutën e 65 kur nga penalltia ishte i saktë Albutrint Morina, ndërsa tre minuta më vonë barazojnë me Semir Zenelin.
Në fund, Ivani kishte mundësi të mirë shënimi, por traversa i mohoi golin në minutën e 93-të.
Pas kësaj ndeshje, Vëllaznimi shkon në kuotën e 17 pikëve dhe renditet në pozitën e 7. Ndeshjen e ardhshme e luan në Gjakovë ndaj Drenicës./radiogjakova/










 
 

 
  
 





