.
Published On: Mon, Mar 19th, 2018

Medalja e artë në Francë, Geta Beqa shpërblehet me 10 mijë euro

Share This
Tags

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në një ceremoni të organizuar, ka bërë e ndarjen e shpërblimeve për sportisten Gentiana Beqa dhe trajnerin e saj Elvin Beqa.

Sportistja Gentiana Beqa ka pranuar shpërblimin dhe çekun prej 10 mijë euro, ndërkaq trajneri i saj mori 5 mijë euro, në bazë të rregullores për rezultate kulmore në sport. Beqa në Kampionatin e Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnesit, mbajtur në Biarritz të Francës, ka fituar Medaljen e Artë.

Me këtë rast, ministri Gashi uroi Beqën për suksesin e arritur dhe premtoi se do t’i mbështesë të gjithë sportistët që i sjellin çmime dhe rezultate të mira Kosovës.

Sportistja Beqa tha se ndjehet e lumtur që po vlerësohet për suksesin e arritur. Tha se rruga e saj deri te ky sukses ka qenë e gjatë dhe me shumë sakrifica. Ajo u shpreh se këtë vit do t’i fitojë të gjitha trofetë.

“Ka qenë rrugë e gjatë dhe u shpërblye. Ka edhe një ftese, Spanja nuk na njeh dhe e kam një ftesë speciale nga Madridi ku më ftojnë në prill, e kam sjellë si lloj dëshmie. Synoj që të jem edhe në 2018 dhe ti rrëmbejë të gjitha trofetë”, është shprehur ndër të tjera Gentiana Beqa.