.
Published On: Wed, Jul 19th, 2017

Afati kalimtar për hendbollistë, lëvizje në skuadrat gjakovare

Share This
Tags

Ka përfunduar afati rregullt për hendbollistwt për aderim në klubet e reja. Sipas aplikimeve në ketë afat shumë hendbollistw dhe hendbolliste kanë aplikuar për statusin e lirë të lojtarit apo lojtares.

Nga klubi i hendbollit Vëllaznimi, konkurrenca e meshkujve, dy përforcimet e kampionatit të kaluar Korab Syla dhe Vlerëson Zherka kanë kaluar në listën e hendbollistëve të lirë.

Lëvizje më të mëdha ka në klubin për femra Shqiponja ku në këtë kampionat tek skuadra gjakovare kanë kaluar 7 hendbolliste nga klubi Deçani.

Kurse ish-hendbollistet e Shqiponjes, Agoneta Goqaj, Albulena Kelmendi dhe Blerina Haxha kanë hyrë në listën e hendbollistëve të lira për angazhim në klube tjera./radiogjakova/