.
Published On: Sun, Dec 22nd, 2013

Amir Abarashi po kërkohet nga Lazio

Share This
Tags

abrashiItali- Për Amir Abrashin nuk është hera e parë që qarkullon lajmi se kërkohet nga ekipi i Lacios. Që prej momentit që ai veshi fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare u kërkua me këmbëngulje nga Tare, i cili për asnjë moment nuk e ka pranuar.

Amir Abrashi është një mesfushor potent dhe shtatshkurtër që mund të zgjidhi shumë probleme në mesfushën e Lacios, që për të thënë të vërtetën vitet e fundit i ka humbur vlerat që ka pasur dikur. Abrashi nuk është aktivizuar shumë me kombëtaren shqiptare, por në ato pak minuta që ka pasur ka treguar vlerat e tij të shkëlqyera. Sigurisht që ai është një lojtar i talentuar dhe do të bëjë maksimumin me kombëtaren.

Ekipi bardhekaltër është në një moment shumë të vështirë dhe kërkon ringritjen në fazën e dytë të kampionatit italian. Gjendja ekonomike në këtë klub nuk është një nga më të mirat, prandaj bardhekaltrit janë duke kërkuar të bëjnë blerje me kosto të ulët.

Për Abrashin janë interesuar edhe shumë ekipe të tjera të cilat po bëjnë maksimumin për të për përfituar shërbimet e tij. Sigurisht që prezenca e Igli Tares dhe roli që ka në këtë skuadër bën që ekipi i Lacios të jetë më i avantazhuari nga të gjitha ekipet e tjera.