Amiri gjakovarëve: Faleminderit që më mbështesni!
Një 23 vjeçar, shtatshkurtër, i vlerësuar talent i futbollit në një vend burim talentesh ku nuk pyetet për etninë, por vetem për punen, ishte arsyeja që kishim marrë rrugen drejt qytetit bregdetar shqiptar, Durresit. Amir Abrashi është me origjinë nga Gjakova dhe aktualisht luan si mesfushor i ekipit zviceran Grasshoppers. Pos kësaj, ai i është bashkuar edhe Kombetares shqiptare.
Destinacioni final ishte “Tropikal Resort” vendi ku ekipi kombetar është stacionuar dhe kryen gjitha aktivitetet deri në ndeshjen kunder Norvegjisë më 7 qershor. Mbërrijmë që në mëngjes, ulemi dhe presim për personazhin tonë pa ditur se do ta takojmë vetëm tre orë më pas.
Ora shënonte 10:30 të dites së mërkurë kur lojtarët e Kombetares po dilnin një nga një, nga një objekt tre katesh ngjyrë jeshile e hapur ku ata po banojnë përkohësisht. Ju drejtuan fushave të stërvitjes, pas tyre Gianni de Biazi i cili kishte kërkuar që lojtarët të mos kenë kontakte me gazetar.
Pritja vazhdon, ndërsa tentojmë që të afrohemi sa më pranë fushave për të parë stervitjet. Sigurimi i kompleksit na pengon duke thënë se nuk ishte e lejuar. Pas një debati të shkurtër u dakorduam vetem për pak minuta. Skuadra po bënte më të miren, të gjithë dukeshin në formë dhe gati për Norvegjinë derisa trajneri po ushtronte disa skema të reja.
Pas stervitjeve për rreth 1 orë e 30 minuta, lojtarët kthehen aty nga dolen. Komunikimi prapë ishte i pamundur. Në ndërkohë Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha ju drejtuan pjesës së improvizuar për konferencë me gazetarë. Ata ishin të sigurtë që Shqipëria do nxjerr një rezultat pozitiv.
Abrashin e kishim parë pas stervitjes, por më nuk u bë i gjallë. Nga Ervin Bulku mësojmë se në ora 13:00 ishte koha e drekes. Pritja vazhdon, bashkë me shpresat se do takojmë Amirin. Në të vërtetë durimi u shpagua, bashkë me një grup tjetër të lojtarëve të Kombetares Abrashi erdhi prane vendit ku do drekonin. E ndaluam dhe u prezantuam, një buzëqeshje i përshkroj fytyren kur kuptoi që intervisten e tij të parë do e jepte për Radio Gjakoven. Në atë moment arriti dhe Lorik Cana, sapo kishte ardhur për të dhënë mbështetje skuadres , pasi për të luajtur nuk i lejohet.
Në atë bisedë të shkurtër të kater vetave në hyrje të restorantit, pasi aty arriti edhe një tifoz i “Kuqezinjëve të Jakoves”, nuk dinin se çfarë t’i thoshim më përpara njëri-tjetrit duke qenë edhe nën presionin e kohes. Derisa u dakorduam për një takim pas dreke, dikush nga mbara na ngacmoj me trendin e “facebook-ut”: “too much gjakovar in one photo” (shumë gjakovar në një foto) derisa ai po “përshkruante” foton në celularin e tij që fatkeqsisht nuk arritëm ta merrnim.
Pas drekes, siç ishim dakorduar erdhi Amiri. Një pozivitet e shoqëronte gjatë gjithë kohes. Me veshje sportive të bardha të ekipit kombetar dhe pak mangësi në të folurin e gjuhes shqipe fillojmë pyetjet tona të para. Ai ishte jashtëzakonisht i lumtur kur kuptoj që qyteti i tij i origjines, Gjakova po e mbeshteste masivisht. “Jam shumë i lumtur, më vjen shumë mirë dhe do të thotë shumë për mua kur ju atje më mbështesni. Ju falenderoj!”-, ishin fjalet e para të Amirit.
Ai ishte “familjarizuar” shpejt me skuadren kjo fal edhe mikrptijes së mirë nga pjesa tjeter e saj. “Ne na kanë pritur shumë mirë, na kanë ndihmuar dhe na kanë afruar afer vetes. Janë vërtet që të gjithë shumë të mirë”-, flet për sjelljen e lojtarëve tjerë të skuadres Abrashi, i cili kthen koken nga grupi tjerë i lojtarëve sikur donte t’i falenderonte që nga aty.
Para se të vinte në Durrës, Amiri ishte telefonuar nga trajneri i Kombetares zvicerane, Otmar Hitzfeld për të ndryshuar vendim. “Trajneri më morri në telefon dy herë, më tha që të mos nxitoj, që të uleshim dhe të bisedojmë edhe njëherë këtë punë, por unë i thash që kisha vendosur që të luaja për Shqipërinë”-, kujton ato moment Amiri.
Ai nuk e di nëse FIFA do ja lejoj që të luajë kunder Norvegjisë, pasi Zvicra i kishte dorëzuar vonë në kohë letrat nga ana e saj në institucionin më të lartë të futbollit për ta liruar gjakovarin. “Nuk e di nëse do të luaj pasi FIFA mua dhe Bashes nuk na ka dhënë lejen pasi edhe Zvicra ka dorëzuar vonë letrat nga ana e saj”-, shton Abrashi. Por shpresat nuk vdesin, pasi FIFA mund ta japi driten jeshile edhe deri në 24 orë para ndeshjes.
Për Amirin e rëndësishme nuk ishte të luante që në ndeshjen e së premtes, por që ka arritur të bëhet pjesë e ekipit kombetar. “Të vesh fanelen e Shqipërisë kjo do të thotë shumë për mua. Këtu futbolli është ndryshe se në Zvicer, pasi ke përkrahjen e gjithëve. Kjo është e rëndësishmë për mua”.
Mes shumë urimeve që ka marrë për vendimin e tij për të ju bashkaur Kombetares, është dhe ai i shqiptarëve që luajnë aktualisht për Zvicren. “Shaqiri, Mehmeti, Kasemi më uruan dhe më thanë që kisha bërë një gjë të drejtë që ju bashkova Shqipërisë”-, tregon Amiri.
Lista jonë e pyetjeve ishte e gjatë, por regjimi i De Biazit dhe koha në dispozicion për intervisten tonë po shkonte drejt fundit. Një bisedë më të zgjeruar do ta bëjmë njëherë tjetër ku do flasim për ato që nuk arritem të flisnim të mërkuren.
Pa dashur t’i hapim probleme, e përshendesim dhe i urojmë suksese në emër të gjithë qytetit, ndërsa edhe ai përcjell falenderime për gjithë. Largohet nën shoqërimin e Debatik Currit dhe lojtarëve tjerë dhe hyjnë në hotel.
Shqiponjat po bëhen gati për fluturimin e rradhes, ndërsa urojmë që të bëhemi dëshmitar të një suksesi të madh. Ne besojmë, ashtu siç beson çdo shqiptar, ashtu siç besoj Amiri kur refuzoj një ekip më të mirë dhe dëgjoj zërin e zemres. Faleminderit Amir dhe çdo lojtari tjetër që na bëni krenar!/radiogjakova/
IDEAL GOLA