Balotazhi, deri në oren 15:00 votuan 35.26%
Gjakovë- Sipas rezultateve të KQZ-së në komunën e Gjakovës të drejten e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 37 mijë e 875 persona ose përkthyer në përqindje rreth 35.26%.
Kjo shifër është më e lartë se ajo e 3 nëntorit, ditë në të cilen deri në oren 15:00 kishin votuar rreth 34 mijë e 720 veta ose rreth 3% më pak se sa sot (1 dhjetor).
Ndërsa në nivel të Kosovës deri në oren 15:00 kanë votuar rreth 27.88% që është shifër më e vogël se më 3 nëntor në të cilen paten votuar rreth 33%./radiogjakova/