.
Published On: Wed, Sep 17th, 2014

Barazon Anderlehti i Hasit, shkatërrohet Bazeli i Gashit

Share This
Tags

besnik-hasiKa qenë një mbrëmje disi pozitive ajo e Anderlehtit të Besnik Hasit, kjo për faktin se belgët barazuan në fushën e turqve të Gallatasarajit, skuadër kjo që drejtohet aktualisht nga ish-trajneri i Italisë, Çezare Prandeli.

Madje Anderlehti kaloi i pari në avantazh me anë të Praet dhe vendësit arritën vetëm në kohën shtesë që të barazonin me anë të sulmuesit të tyre, Buruk Jilmaz. Po në këtë grup, Borusia e Dortmundit mundi 2-0 Arsenalin e Arsen Vengerit falë golave të Imobiles dhe Abumejangut.

Natë e zezë edhe për Bazelin e Shkëlzen Gashit, që u mund 5-1 nga Reali i Madridit. Sulmuesi kuqezi nuk luajti asnjë minutë, ndërsa si titullar ishte në fushë Taulant Xhaka. Mbrojtësi mori një karton të verdhë në fund të takimit. Po në këtë grup, Liverpuli mundi me shumë vuajtje bullgarët e Ludogorets.