.
Published On: Fri, Oct 31st, 2014

Basketboll, Vëllaznimi në Kroaci

Share This
Tags

kb-vellaznimiVetëm disa muaj pasi është inkuadruar në Superligën e Kosovës në basketboll, Vëllaznimi i Gjakovës ka filluar ta ndjejë erën e arenës ndërkombëtare. Ndonëse jo në gara zyrtare, ky ekip së shpejti ka mundësi të zhvillojë disa ndeshje në arenën ndërkombëtare.

Ani pse ky lajm ende nuk është bërë zyrtar, burime brenda klubit kanë njoftuar se Vëllaznimi tashmë ka marrë ftesë për të qenë pjesë e një turneu të basketbollit në Kroaci, turne i cili do t`ja mundësojë ballafaqimin direkt me disa prej skuadrave më të mira kroate. 

Sipas këtij burimi, gjatë turneut Vëllaznimi pritet të zhvillojë takime miqësore me ekipet e Shibenikut, Zarës, Kastëlës dhe Splitit, ndërkohë që përpos kësaj ekipi gjakovar pritet të jetë edhe mysafir i ndeshjes zyrtare të ABA ligës në mes të Zarës dhe Partizanit të Beogradit. Sipas zyrtarëve të klubit gjakovar, kjo ftesë dhe kjo pjesëmarrje e Vëllaznimit në këtë turne, është edhe një hap drejtë ndërkombëtarizimit të basketbollit, konkretisht hap drejtë pranimit të Kosovës në FIBA./radiogjakova/